Presidenti i PE-së: Serbia dhe Mali i Zi, në 2025-ën në BE

Bashkimi Europian po e bën përditë e më shumë të qartë se perspektiva e zgjerimit kalon fillimisht nga Serbia dhe Mali i Zi.

Bota shqiptare duket se do të mbahet ende jashtë Europës, ndërkohë që vetë BE-ja përjeton një krizë jo të vogël.

Në një intervistë për “European Western Balkans”, presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani është shprehur se ndonëse Ballkani Perëndimor ka një perspektivë të qartë dhe të besueshme në Europë, vetëm “Serbia dhe Mali i Zi mund të jenë gati në vitin 2025”. Tajani ka folur për Maqedoninë dhe hapat e hedhur prej saj, duke nënvizuar kështu se BE-ja i qaset Ballkanit me kriteret e sigurisë, edhe pse Tajani ka plotësuar argumentimin e vet me qëndrimin formal:

“Një parakusht për vendet kandidat është respekti i plotë dhe adoptimi i vlerave europiane. Është e panegociueshme”.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne