Presidenti i PPE reagon për protestën e opozitës: Dënojmë dhunën

Joseph Daul, president i PPE, ka reaguar pas protestës së opozitës. Daul ka shkruar në një postim në Twitter se dënon ashpër përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Ai i ka bërë thirrje palëve të ulen në një dialog të ndershëm politik dhe të ndalojnë çdo dhunë.

“Dënojmë fuqishëm përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Të gjitha palët e përfshira duhet të kthehen në një dialog të ndershëm politik, të adresojnë shqetësimet dhe shkaqet rrënjësore, të rrisin retorikën dhe të ndalojnë çdo dhunë”, shkruan ai./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne