Presidenti i ri/ ja kur mbahet raundi i parë

Është mbledhur sot konferenca e kryetarëve në kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite ka qenë zgjedhja e presidentit të ri. Kjo mbledhje vjen një ditë pasi zyra juridike e kuvendit iu drejtua me një letër kryetarit të kuvendit që të niste procedurat për zgjedhjen e presidentit.

Në përfundim të kësaj mbledhje është vendosur se data 19 prill do të jetë seanca parlamentare kur do të mbahet raundi i parë për zgjedhjen e presidentit.
Por çfarë parashikon kushtetuta për zgjedhjen e presidentit?

Kushtetuta e vendit parashikon se “Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të propozojë në të njëjtën kohë më shumë se një kandidat”
Gjithashtu Kushtetuta e vendit parashikon 5 raunde për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ku në 3 raundet e para presidenti zgjidhet me shumicë të cilësuar (tre të pestat e deputetëve) dhe në raundin e 4 dhe 5 zgjidhet me shumicën e thjeshtë.

Në rast moszgjidhje në 5 raunde parlamenti shpërndahet, zgjedhjet mbahen jo më larg se 40 ditë nga shpërndarja e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne