Rajoni

Presidenti i Serbisë Vuçiç fton presidentin e Turqisë Erdogan

Presidenti i Serbisë Vuçiç e pranoi në takim Ambasadorin e Turqisë në Beograd Tanzhu Bilgiç dhe e ftoi Presidentin e Turqisë Rexhep Tajjip Erdogan në vizitë. Në deklaratën e publikuar nga Kryeministria u tha që Kryeministri Vuçiç i përkrah projektet e realizuara nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA dhe që e fton Presidentin e Turqisë ta viziton Serbin.

Vuçiçi në deklaratën e tij shprehi dëshirë për thellësim të marrëdhënieve të mira aktuale me Turqinë dhe popullin turk si dhe i falënderoj Turqisë për përkrahjen e dhënë në kohën e fundit. Kryeministri aktual i Serbisë i cili me 2 prill u zgjodh për President dhe i cili në qershor do t’ia filloj detyrës President i Serbisë, nënvizoj që dëshiron të ketë më tepër investime turke në Sërbidhe që synon rritjen e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve. Kurse ambasadori Bilgiç në deklaratën e dhënë pas takimin me Vuçiçin theksoi që takimi ka kaluar në atmosferë të sinqertë dhe që Vuçiçi e ka përsëritur ftesën për Presidentin Erdogan.

Ambasadori Bilgiç theksoi se shpreson që sa më shpejt ta mirëpriti Presidentin Erdogan në Sërbi. Bilgiçi në deklaratën e tij theksoi që në takimin është biseduar edhe për bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve dhe që Kryeministri Serb ka shpreh falënderimet e tija që investitorët turk kanë realizuar investime në zonat e pazhvilluara dhe që ky kontribut është tepër i rëndësishëm për ekonominë e Serbisë. Ambasadori theksoj që në takimin kanë biseduar edhe për aktivitetet e TIKA-së dhe që Vuçiçi i ka vlerësuar të njëjtat i shumë të dobishme dhe ka cek që i përkrah të njëjtat. Bilgiçi gjithashtu theksoi që Serbia është një ndër shtetet më të rëndësishëm në aspekt të stabilitetit regjional dhe që i ka shpreh falënderime Vuçiçit për përgëzimin pas referendumit të 16 Prillit. Ambasadori gjithashtu e ka përgëzuar Vuçiçin për fitoren e arritur në zgjedhjet e fundit presidenciale.

OPINIONE

INTERVISTA