Presidenti i Turqisë Erdogan takon myslimanët anglezë që janë nisur për haxh me biçikleta

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) priti në zyrën e tij në Pallatin Dolmabahçe të Stambollit kandidatët për haxhi që janë nisur me biçikletë nga Londra për të përmbushur misionin për haxhillëk.

Grupi “Tour de Hajj” i nisur nga Londra më 7 qershor me biçikleta planifikon të mbërrijnë në Medine në 60 ditë, mbërriti në Stamboll.

Në Turqi, që është ndalesa e tyre e 15-të, ata u pritën nga Presidenti Erdoan.

Erdoan bisedoi me kandidatët anglez për haxhi.

Anëtarët e grupit duke bërë shenjën e Rabia-s pozuan për fotografi së bashku me presidentin turk dhe disa prej tyre bënë edhe ‘selfie’.

8 myslimanë anglezë do të përshkojnë 6 mijë e 500 kilometra dhe 17 vende dhe pasi të vizitojnë disa vende të rëndësishme fetare në Stamboll, Bursa dhe Konja, për shkak se nuk kanë mundësi të vazhdojnë rrugën me biçikletë në Siri dhe Irak, do të shkojnë në Egjipt me avion dhe që aty do të vazhdojnë rrugën me biçikletë për në Medine./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne