Presidenti i Venezuelës bëhet osmanlli, vishet si Ertugruli

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro ka dalë në foto i veshur me simbole të veshjeve osmane të serialit turk Ertugrul (Dirilis), njoftoi producenti dhe skenaristi i serialit, Mehmet Bozdag.

Bozdag ndau në Twitter të premten dy fotografi të Maduros ku tregohej i veshur me një kapelë të vjetër, unazë dhe në duar kishte famurin e fisit Kayi, simbole të lidhura me serialin.

“Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro, i cili po e ndjek me admirim serialin Ertugrul, na ka dërguar një përshëndetje. Falënderojmë Maduron e nderuar për këtë dashamirësi,” shkroi Bozdag së bashku me fotografitë.

Seriali Ertugrul është një dramë historike që flet për themeluesin e shtetit osman, Ertugrul Gazin.

Seriali është duke u transmetuar në kanalin televiziv (TRT) dhe është seriali televiziv më popullor i kohës./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne