Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës nën akuzë për destabilizimin e paqes në vend

Gjykata e Lartë e Venezuelës ka ndaluar udhëheqësin e opozitës Juan Guaido të largohet nga vendi deri në përfundimin e një hetimi ku ai akuzohet për destabilizimin e paqes në vend, tha kreu i gjykatës Maikel Moreno.

Ky veprim vjen në mes të një konflikti në rritje, pasi Juan Guaidó u vetëshpall president javën e kaluar, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

 

Ndërkohë që Presidenti Nicolas Maduro i mbështetur nga aleatë të mëdhenj si Rusia, Kina Meksika dhe Turqia ka hedhur poshtë ultimatumin e lëshuar nga Bashkimi Europian, i cili bëri thirrje që zgjedhjet e reja në Venezuelë të bëhen brenda 8 ditësh.

 

Më herët Gjermania, Franca dhe Spanja thanë se do ta njohin presidentin e vetëshpallur të Venezuelës nëse nuk mbahen zgjedhjet e reja, por Maduro ka theksuar se Evropa nuk ka të drejtë të bëjë kërkesa të tilla. Për një media ruse ai tha se zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen në vitin 2025.

 

Të martën Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se sanksionet amerikane shkelën të gjitha normat e mundshme ndërkombëtare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne