Presidenti iranian Rouhani u bënë thirrje muslimanëve për bashkim kunder Amerikës

Presidenti iranian Hassan Rouhani u bëri thirrje të gjithë muslimanëve në botë që të bashkohen kundër Shteteve të Bashkuara.

Në fjalimin e tij në Konferencën e Bashkimit Ndërkombëtar Islamik të mbajtur në Teheran, duke iu referuar tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore dhe sanksionet e saj, Rouhani u shpreh se: “Gjunjëzimi ndaj Perëndimit i cili udhëheqet nga SHBA-ja, është tradhëti ndaj fesë tonë dhe ndaj gjeneratave të ardhshme.”

Rouhani i cili kritikoi Arabinë Saudite dhe vendet e tjera që bashkëpunojnë me SHBA-në, u shpreh se: “Kemi dy opcione. Të shtrojmë qilimin e kuq për kriminelët ose të qëndrojmë besnik ndaj pejgamberit, Islamit dhe Kur’anit, duke u bashkuar kundër padrejtësisë.”

Duke iu referuar kontratave të Arabisë Saudite me Shtetet e Bashkuara, Rouhani u shpreh se: “Jemi gati për të mbrojtur interesat e popullit saudit kundër terrorizmit dhe ne nuk kërkojmë 450 miliard dollar për ta bërë këtë.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump vendosi të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin në muajin maj, dhe më pas hynë në fuqi sanksionet kundër Teheranit.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne