Presidenti kërkon shpjegim ‘shkencor’ për shtimin e votave, qytetari i kthen përgjigje

Presidenti Ilir Meta ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit nëpërmjet një postimi në Facebook. Kreu i shtetit kërkon në mënyrë ironikë që ‘t’i gjendet një shpjegim shkencor shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit’.

Gjithashtu Presidenti, nuk ka munguar që të postojë edhe përgjigjen e një prej komentuesve, i cili thotë se votat kanë bërë s*ks me njëra-tjetrën e për pasojë janë shtuar.

“Të dashur miq! Duke ju uruar një të diele sa më relaksuese e çlodhëse ju ftoj të gjithëve të gjeni një shpjegim shkencor të shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit! “, shkruan Meta./tch

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne