Presidenti i Kinës bisedë telefonike me Trump për Korenë e Veriut

Presidenti kinez, Xi Jinping, gjatë një bisede telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, i’u ka bërë thirrje të gjitha palëve për “maturi” në lidhje me problemin në Gadishullin Korean.

Në një deklaratë publikuar nga Ministria e Jashtme e Kinës njoftohet se Xi dhe Trump në një bisedë telefonike kanë shkëmbyer pikëpamjet në lidhje me çështjen e Koresë së Veriut.

Sipas deklaratës, Xi Jinping në bisedë duke nënvizuar se “dy vendet kanë interes të përbashkët për pastrimin e Gadishullit Korean nga armët nukleare dhe në pikën për mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ai është shprehur se “palët duhet të distancohen nga fjalët dhe aktet që do të rritin edhe më tej tensionet.”

Duke theksuar se çështja “duhet të zgjidhet me negociata politike dhe rrugë dialogu”, presidenti i Kinës i’u ka bërë thirrje të gjitha palëve për “maturi”.

Ndërsa Trump duke u shprehur se “SHBA-ja e ka kuptuar në një mënyrë gjithëpërfshirëse rolin e Kinës në çështjen e armëve nukleare të Koresë së Veriut”, ka theksuar se dëshirojnë të vazhdojnë dialogun e afërt me Kinën për çështjet ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne