Presidenti libanez: Mbajtja e Haririt, agresion i Arabisë Saudite kundër Libanit

Presidenti libanez Michel Aoun deklaroi se Arabia Saudite po e mban kundër dëshirës së tij Kryeministrin libanez Saad Hariri, duke e quajtur ndalimin si një agresion ndaj Libanit dhe një shkelje të rregullave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Asgjë nuk e justifikon mungesën e kthimit të Haririt për 12 ditë. Prandaj konsiderojmë se ai është ndaluar nga regjimi i Riadit. Kjo është një shkelje e marrëveshjeve të Vjenës dhe e ligjit për të drejtat e njeriut “, tha Aoun në një takim me gazetarët libanezë dhe drejtuesit e medias. Aoun theksoi nevojën për kthimin e menjëhershëm të Haririt në Liban, duke thënë: “Ne nuk mund të presim një kohë të gjatë për kthimin e Haririt, nuk mund ta ndalojmë punën e shtetit”. Të mërkurën, Hariri përsëriti deklaratat e tij të mëparshme se ai do të kthehej në Liban. “Unë dua të përsëris dhe të pohoj se jam krejtësisht mirë dhe do të kthehem, me dëshirën e Zotit, në Libanin e dashur siç ju premtova, do ta shihni,” shkroi ai në Twitter./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne