Presidenti maqedonas bën përgjegjës kryeministrin shqiptar për krizën

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov, që deri tani nuk ka pranuar t’i japë mandatin liderit socialdemokrat Zoran Zaev të formoje qeverinë e re, ka treguar se VMRO dhe BDI kanë qenë pranë një marrëveshjeje për ekzekutivin, por nje telefonatë ka prishur gjithçka.

Në një intervistë për të përditshmen austriake “Viener Zeitung” ai tha se platforma e partive shqiptare nuk ka qenë pengesë, shkruan VP. Takimi Rama­Ahmeti VMRO­DPMNE nuk arriti të bëjë koalicion me partitë shqiptare brenda 20 ditëve, siç e parashikon Kushtetuta.

Të jem më i saktë, në fakt ishin marrë vesh për koalicion. Por në orën e fundit kishte një telefonatë, pas së cilës koalicioni dështoi. Megjithatë, Ivanov bën përgjegjës kryeministrin shqiptar Rama për krizën që po kalon vendi. “BE­ja dhe Amerika u përfshine për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes për daljen nga kriza, por nuk i dënuan shkaktarët e kësaj krize, që janë Edi Rama me politikanët shqiptarë. Sot jemi në krizë institucionale te shkaktuar nga Platforma e Tiranës. Eshtë në interes të shtetit që shqiptarët të integrohen, por shqiptarët e Maqedonisë më tepër janë të orientuar drejt Prishtinës e Tiranës sesa drejt Shkupit”, tha ai./alsat

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne