Presidenti mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Meta: Rritje efikasitetit të masave kundër pandemisë. Ja çfarë thanë Rama e Basha

Presidenti Ilir Meta mblodhi sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar situatën që po kalon vendi nga përhapja e pandemisë globale COVID-19.

Presidenca njofton se kreu i shtetit “vlerësoi rëndësinë e rritjes të efikasitetit të masave, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, i ekonomisë kombëtare, si dhe përmbyllja e vitit shkollor”.

Sipas njoftimit të Presidencës, “kryeministri Rama dhe ministrat përgjegjës informuan për masat e marra për përballimin e krizës shëndetësore dhe social-ekonomike, si dhe për menaxhimin e mëtejshëm të situatës.

Kryetari i Partisë Demokratike Basha shprehu pikëpamjet dhe sugjerimet e opozitës për ta tejkaluar këtë pandemi me pasoja sa më të lehta për qytetarët dhe ekonominë e vendit”.

NJOFTIMI I PLOTE

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta u zhvillua sot, nëpërmjet një video-konference, mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me situatën që po kalon vendi nga përhapja e pandemisë globale COVID-19.

Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Sh.T.Z Gramoz Ruçi, Kryeministri Sh.T.Z Edi Rama, ministrat përgjegjës, si edhe Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.

Çështjet kryesore që u diskutuan ishin vlerësimi mbi situatën aktuale të pandemisë, masat që po ndërmerren për përballimin e pasojave ekonomike dhe sociale, zhvillimi i procesit arsimor dhe strategjia e planifikuar për përfundimin e vitit akademik 2019-2020, si dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal.

Kryeministri Rama dhe ministrat përgjegjës informuan për masat e marra për përballimin e krizës shëndetësore dhe social-ekonomike, si dhe për menaxhimin e mëtejshëm të situatës.

Kryetari i Kuvendit z.Ruçi shprehu angazhimin për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit në këtë situatë.

Kryetari i Partisë Demokratike z.Basha shprehu pikëpamjet dhe sugjerimet e opozitës për ta tejkaluar këtë pandemi me pasoja sa më të lehta për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e rritjes të efikasitetit të masave, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, i ekonomisë kombëtare, si dhe përmbyllja e vitit shkollor./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne