Presidenti Meta: Do bashkëpunoj me Venecian, qeveria propagandë për të tërhequr vëmendjen

Presidenti Meta deklaroi sot se do të bashkëpunojë me Komisionin e Venecias për vlerësimin e ligjshmërisëë së vendimeve të tij lidhur me zgjedhjet vendore.

Por gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Presidenti Meta tha se qytetarët nuk duhet të shqetësohen për këtë temë, por se çfarë do të bëhet më 18 tetor, datë kur do të vendoset nëse Shqipërisë do t’i hapen apo jo negociatat me BE-në.

Zoti Meta tha se përpjekja e qeverisë për të përqendruar vëmendjen tek 11 tetori është ‘lëvizje dëshpëruese për të shmangur datën më të rëndësishme, që është 18 tetori’.

Disa nga deklaratat kryesore të Zotit Meta janë:

“[Me anulimin e datës 30 qershor si data e zgjedhjeve vendore] kam respekuar në mënyrën më të mirë Kushtetutën shqiptare, konventat ndërkombëtare që nuk janë këshilluese por të detyrueshme, që nga konventa për të drejtat e njeriut që përfshin të drejtën për të zgjedhur e duke vazhduar më Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit që është kyçe dhe detyruese për Shqipërinë.

I kemi dhënë [Komisionit të Venecias] një raport paraprak, lidhur me disa pyetje që Kuvendi ka drejtuar lidhur me përgjegjësitë e Presidentit. Raporti është i qartë dhe analitik, i shoqëruar me dokumente që kanë të bëjnë më kontekstin e situatës dhe vendimamarrjes që Komisioni do të vlerësojë.

Kam shprehur gatishmërinë për të qenë i hapur në 11 tetor para Komisionit të Venecias.

11 tetori është datë jo e rëndësishme për Shqipërinë, sepse shqiptarët e dinë që presidenti s’ka bërë shkelje të kushtetutës dhe se Presidenti në 11 tetor është i gatshëm të shkojë në Komision të Venencias.

Kuptohet se çdo përpjekje për të sajuar një datë si fokus propagande, është lëvizje dëshpëruese për të shmangur datën më të rëndësishme, që është 18 tetori.

Media të mos bjerë viktimë e propagandës së 11 tetorit, por të merret më 18 tetorin, se ç’do bëhet me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Presidenti ka bërë çdo gjë që vendi ynë të kishte marrë çeljen e negociatave me kohë dhe asnjë minutë të qëndronte pa Gjykatë Kushtetuese. Kam bërë përpjekje që të mos ngelim në klasë në vjeshtë.

Sa i takon deklaratës sime në datën 7 qershor se kam patur informacione nga një institucion i lartë i sigurisë kombëtare, kjo është e vërtetë, unë nuk kam thënë gënjeshtër, aq më tepër në këto momente të rëndësishme.

Nuk mund të them diçka më shumë në respekt të ligjit. Kuvendi ka dërguar një kërkesë për tu njohur me këtë informacion, edhe presidenca do t’ja vërë në dispozicion Kuvendit. Në këtë dokument jepen të gjitha momentet e atyre ditëve. Do shikoni që ka qenë një situatë shumë e çmendur dhe këtë gjë e ka treguar dhe raporti i OSBE-së.“/ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne