Presidenti Meta nis bisedimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të nisë bisedimet më përfaqësuesit e partive politike për vendosjen e datës së re të zgjedhjeve vendore. Presidenca njoftoi se në orën 19:00, Presidenti Meta do të takohet me kryetarët e partive të opozitës.

Dje, Presidenti Meta i bëri thirrje partive politike të nisin sa më parë bisedimet për të zgjidhur krizën dhe për të gjetur dakordësinë për datën e re të zgjedhjeve.

“Presidenti i bën thirrje palëve që ta lexojnë me seriozitet kushtetutën, ta shfrytëzojnë këtë hapësirë kohore për zgjidhjen e krizës dhe dakordësimin e një date të për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, në përputhje me Kushtetutën”, u shpreh Meta.

Presidenti miratoi më 8 qershor dekretin për anullimin e zgjedhjeve. Ky vendim nuk u pranua nga Partia Socialiste, e cila e quajti dekretin antikushtetues dhe njoftoi se do të nisë ditën e enjte procedurat për shkarkimin e presidentit.

Ndërkohë, Kuvendi miratoi dje rezolutën e nisur nga Partia Socialiste për shqyrtimin e vlefshmeërisë së dekretit të Presidentit Meta në seancën plenare, të ditës së enjte./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne