Presidenti Nishani ndërmjetëson takimin Rama-Basha për zgjidhjen e krizës

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka nisur punën për të ndërmjetësuar midis palëve politike për zgjidhjen e krizës.

Lajmin e konfirmojnë burime zyrtare brenda Presidencës për “Panoramën”. Kështu, mësohet se Presidenti është në kontakt me kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

Ai është duke punuar për përcaktimin e formatit të dialogut dhe për axhendën, si edhe kohën kur do të mbahet ajo.

Një ditë më parë, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i bëri thirrje Presidentit që të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës.

Po ashtu, ditën e sotme, Kryeministri Rama u shpreh se do ta pranonte dialogun me ndërhyrjen e kreut të Shtetit.

“‘Ka një nismë të presidentit të vendit që ne e kemi përkrahur pa asnjë ngurrim, ne jemi të gatshëm, të ulemi në tryezë dialogu pa kushte dhe si ndodhi në përpjekjen e mëparshme përsëri ka një vonesë, që shpresoj të mos jetë vonesa që paralajmëron dështimin e kësaj përpjekjeje tjetër dhe nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë se për sa na takon dialogu është preferenca e parë ka qenë dhe do të mbetet, koha nuk pret, PD dhe kreu i aj nuk duhet të kenë frikë nga dialogu, nga tryeza ku të gjitha partitë parlamentare të shprehin pikëpamjet e tyre dhe këmbimi i opinioneve që mund të sjellë progres në cdo drejtim”, tha Rama sot pas Kuvendit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne