Presidenti palestinez pezullon të gjitha marrëveshjet me Izraelin

Presidenti i Palestinës Mahmud Abbas njoftoi të enjten në mbrëmje se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me Izraelin janë pezulluar.

Për të zbatuar vendimin do të vendosen mekanizmat, tha Abbas pas një takimi të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor të pushtuar.

“Ne nuk do të përkulemi para diktateve dhe ushtrimit të forcës në Jeruzalem dhe gjetkë”, tha ai duke iu referuar shkatërrimit të fundit nga qeveria izraelite të dhjetra shtëpive palestineze në Jeruzalemin Lindor të pushtuar.

Presidenti palestinez tha se masa vjen pas këmbënguljes së autoritetit pushtues izraelit për injorimet e marrëveshjeve të nënshkruara me palestinezët.

Abbas i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mbajë qëndrim mbi shkeljet e Izraelit në territoret palestineze.

Ai pohoi se ishte koha për të zbatuar marrëveshjen e Kajro 2017 të ndërmjetësuar nga Egjipti, duke iu referuar një marrëveshje pajtimi të nënshkruar midis partive politike palestineze Hamasit dhe Fatahut.

Të hënën, buldozerë të shoqëruar nga qindra ushtarë izraelitë u hynë në lagjen Wadi Homs në Jerusalemin Lindor dhe filluan të shkatërronin shumë ndërtesa në atë zonë.

Autoritetet izraelite pretendojnë se ndërtesat janë ndërtuar pa leje.

Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor, ku ndodhet kompleksi i Xhamisë Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967.

Në një lëvizje që asnjëherë nuk njojt nga bashkësia ndërkombëtare, Izraeli aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, duke e pretenduar atë si “kryeqytetin e përjetshëm dhe të pandarë” të shtetit të vetëshpallur të hebrenjve.

Jeruzalemi mbetet në qendër të mosmarrëveshjes së zgjatur për dekada të tëra në Lindjen e Mesme, me palestinezët që shpresojnë që Jerusalemi Lindor një ditë të shërbejë si kryeqyteti i një shteti palestinez. /yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne