Presidenti palestinez refuzon telefonatën me Trump

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas ka refuzuar një kërkesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump për të folur me telefon, tha një zyrtar të hënën në kushtet e anonimatit.

Kërkesa për bisedën telefonike në fjalë kishte ardhur disa ditë më parë, tha i njëjti burim, por nuk dha detaje të tjera.

Presidenti Trump kishte njoftuar më herët se para takimit që do të ketë të martën (28 janar) në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahudo të bëjë publik planin për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, plan i quajtur “Marrëveshja e shekullit”.

Përmes deklaratave që ka bërë më herët Abbas e ka refuzuar disa herë planin e ShBA-së, pasi plani nuk trajton çështjet e Jerusalemit, refugjatëve dhe kufijve./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne