Bota Shqiperia

Presidenti i Shqipërisë në Qabe?

Presidenti i Shqipërisë z. Bujar Nishani, i shoqëruar nga një pjesë e stafit të tij, gjendet në Mekë, në Arabinë Saudite prej dy ditësh në një vizitë në vendin e shenjtë të muslimanëve në Mekë dhe Medine.
Presidenti Nishani e bën këtë vizitë private bashkë me bashkëshorten e tij, e cila njihet si një besimtare e devotshme. Gjatë vizitës në Mekë dhe Medine, Nishani ka vizituar Xhaminë e Shenjtë të profetit Muhamed dhe ka kryer ritualin e Umras në Mekë.

Gjatë vizitës ai është pritur nga autoritetet më të larta të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Kjo vizitë është nga të fundit që presidenti i Shqipërisë  bën në postin e drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Prej pas periudhës së rënies së diktaturës, shumë politikanë të niveleve të ndryshme kanë vizituar Qabenë për t’iu nënshtruar Zotit si besimtarë të devotshëm raporton Drita tv.

OPINIONE

INTERVISTA