Presidenti Trump thirrje Kinës kundër rivalit politik: Hetoni Joe Bidenin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje sërish për një ndërhyrje të huaj, për të hetuar rivalin e tij politik, Joe Biden.

Një kërkesë e ngjashme e presidentit, tashmë ka nxitur një procedurë shkarkimi ndaj Trump nga ana e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit.

Gjatë udhëtimit të tij për në Florida, presidenti Trump u tha gazetarëve se Kina duhet të nis hetim ndaj Bidenit dhe djalit të tij.

“Ndërkohë, Kina duhet të fillojë hetime ndaj Biden. Sepse ajo që ndodhi në Kinë është po aq e keqe sikurse ajo që ndodhi në Ukrainë”, tha Trump.

Trump dhe avokati i tij personal, Rudy Giuliani, e kanë akuzuar ish nënpresidentin Biden – një pretendent kryesor për nominimin e Partisë Demokratike për të kandiduar kundër republikanit Trump në zgjedhjet e vitit 2020 – për ndihmën e padrejtë të ndërmarrjeve të biznesit të djalit të tij në Ukrainë dhe Kinë, por nuk kanë ofruar prova. Presidenti Trump ngriu 400 milion dollarë të ndihmës së SHBA-së për Ukrainën, pak para se ai të zhvillonte telefonatën me presidentin Ukrainas, duke shkaktuar akuza nga demokratët se ai kishte abuzuar me politikën e jashtme amerikane për përfitime personale./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne