Bota

Presidenti tunizian: Irani, e vetmja shpresë kundër Izraelit

Presidenti i Tunizisë e ka quajtur Iranin burimin e vetëm të shpresës në përballjen me Izraelin, dhe përshëndeti sakrificat e Republikës Islamike në luftën kundër terroristëve në Siri.

Beji Caid Essebi i bëri këto komente në një takim me ministrin vizitues iranian të Kulturës dhe Udhëzimeve Islame, Reza Salehi Amiri, në Pallatin presidencial Carthage në Tuniz, sipas agjensisë së lajmeve IRNA.

“Regjimi sionist [i Izraelit] është armiku i vetëm i Republikës Islamike në rajon. Prandaj, ne shpresojmë që të gjitha vendet muslimane dhe arabe do të qëndrojnë me Iranin”, tha Essebi, sipas IRNA.

Essebi e quajti Iranin një vend të madh me një trashëgimi të pasur kulturore, duke thënë se ai ka një rol për të luajtur në Lindjen e Mesme, pavarësisht përpjekjeve të palëve të caktuara për ta shtyrë Republikën Islamike në një grindje Shia-Suni.

“Për fat të keq, regjimi sionist dhe sponsorët e tij ishin duke u përpjekur për ta izoluar Iranin, por, falë Zotit, Republika Islamike arriti të kthehet në skenën politike të rajonit,” shtoi ai.

Që prej fitores së Revolucionit Islamik në vitin 1979, Teherani ka qëndruar gjithmonë nga ana e popullit palestinez kundër Izraelit, që e konsideron Iranin si kërcënimin më të madh ekzistencial.

Amiri u nis të hënën për në Algjeri dhe Tunizi me ftesë të homologëve të tij nga këto vende për të nënshkruar një numër marrëveshjesh kulturore dypalëshe.

Essebi tha se ai “i respekton” ata iranianë që kanë humbur jetën në luftën kundër terroristëve të mbështetur nga të huajt në Siri, ndërsa siguronin mbështetje këshillimore për ushtrinë siriane.

Amiri tha se sikur të mos ishte për kontributin e Iranit në luftën rajonale anti-terror, terroristët do të kishin arritur tashmë Damaskun dhe kryeqytetin irakien të Bagdadit, duke shtuar se ndihma iraniane kishte penguar në këtë mënyrë “virusin e terrorizmit nga rrënimi i të gjitha vendetve” të rajonit.

Grupi terrorist tekfirist i Daeshit, tha ai, po zhvillon një “luftë të autorizuar” në Siri “për të shkatërruar botën muslimane.” Amiri dënoi terrorizmin me burim të huaj, duke thënë se më shumë se 100 terroristë janë arrestuar në Iran që kanë pranuar se janë armatosur nga vendet e rajonit.

Ai gjithashtu përgëzoi “seriozitetin” e qeverisë tuniziane në përballjen me terrorizmin, i cili është një sfidë për vendin e Afrikës së Veriut.

Sipas zyrtarëve tunizianë, rreth 3,000 qytetarë të vendit i janë bashkuar radhëve të Daeshit në Libi, Siri dhe Irak. Kombet e Bashkuara thonë se kjo shifër mund të jetë deri në 5.000. / © Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA