Presidenti turk dhe ai palestinez diskutojnë mbi COVID-19

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij palestinez, Mahmoud Abbas, në një bisedë telefonike kanë diskutuar masat kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Drejtoria turke e Komunikimit njoftoi se Erdoğan dhe Abbas diskutuan për bashkëpunimin në luftën kundër koronavirusit, marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Në një telefonatë tjetër, bashkëpunimin në luftën kundër koronavirusit, marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale presidenti Erdoğan i diskutoi edhe me kryeparlamentarin e Tunizisë, Rached Ghannouchi.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas shifrave të Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.8 milionë, me rreth 200 mijë të vdekur dhe rreth 803 mijë të shëruar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne