Presidenti ukrainas shpall ligjin e luftës

Deklarata është publikuar në faqen e internetit të presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko. Dekreti i nënshkruar hyn në fuqi vetëm pas miratimit që duhet të japë Rada, Parlamenti i Ukrainës. Këtë të hënë deputetët ukrainas vendosin për ligjin e luftës. Shkak i vendosjes së ligjit të luftës është përshkallëzimi i situatës mes Rusisë dhe Ukrainës pas incidentit të së dielës.

Lidhur me incidentin e së dielës, në ngushticën e Kertshit para Gadishullit të Krimesë, anijet ushtarake kufitare ruse ndalën disa anije ushtarake ukrainase që kishin hyrë në territorin e ujrave ruse. Në këtë incident një anije ukrainase u dëmtua rëndë kurse tre anije të tjera ukrainase u morën nën kontroll nga forcat e armatosura ruse dhe u konfiskuan për shkak të shkeljes së kufirit detar. Gjashtë marinarë ukrainas u plagosën. Sipas Shërbimit Sekret Rus, FSB, anijet ukrainase kanë hyrë ilegalisht në ujërat territoriale ruse. Atyre u është bërë kërkesë të ndalen, por kjo nuk është respektuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne