Presidenti i Venezuelës urdhëron ushtrinë për stërvitje

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, njoftoi se vendi i tij do të zhvillojë stërvitje ushtarake.

Në një fjalim për mbështetësit e mbledhur përpara ndërtesës presidenciale Miraflores në Karakas, Maduro tha se ku urdhëruar shefin e përgjithshëm të shtabit që të kryejë përgatitjet për një stërvitje ushtarake më 26-27 gusht.

Maduro deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, të cilat tregojnë si alternativë ndërhyrjen ushtarake në çështjen e zgjidhjes së krizës politike në Venezuelë i ka cilësuar si “Vulgare, të pamatura dhe arrogante”.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino Lopez, në një konferencë për shtyp ka theksuar se do të bisedojë me të gjitha autoritetet mbrojtëse për kërcënimet kundër qeverisë.

“Asnjë popull nuk do të mund të marrë nga ne të drejtën për të qenë i lirë dhe i pavarur. I bëj thirrje të gjithë atyre që e duan vendin e tyre të qëndrojnë përballë këtij kërcënimi fatkeq”, është shprehur Lopez.

Trump ditën e shtunë në lidhje me zgjidhjen e krizës politike që vazhdon pas zgjedhjeve të Kuvendit Kombëtar në Venezuelë ishte shprehur se “kemi disa alternativa për Venezuelën. Ndër këto nuk do të përjashtoj alternativën ushtarake”.

Si pasojë e protestave antiqeveritare të cilat vazhdojnë që prej muajit mars në Venezuelë kanë humbur jetën të paktën 125 persona./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne