Presidentin Maduro e kërcënojnë amerikanët me fotot e Gadafit dhe Sadamit

Senatori Marco Rubio i dërgoi një kërcënim të frikshëm presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro, duke ofruar fotot e ish-liderit libian Muamar Gadafi, i cili u rrezua nga pushteti në të ashtuquajturën “Pranverë arabe”, një rebelim i dhunshëm i mbështetur nga Nato dhe Perëndimi, si dhe atë të ish-presidentit irakian Sadam Husein, rrëzuar nga pushtimi i drejtpërdrejtë amerikan.

Pa shtuar ndonjë tekst, Rubio ndau fotot krahasuese të Gadafit e Sadamit, duke i pasuar nga me atë të Maduros, duke lënë vendin bosh të një fati të ngjashëm pas rrëzimit nga pushteti.

Imazhet u përcollën disa orë pasi Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, tha se “ditët e administratës së Venezuelës janë numëruar”.

Rubio, një senator Florida me prejardhje kubane, ka qenë një figurë me ndikim në politikën e Venezuelës në Uashington dhe një nga zërat më të zhurmshëm që mbështet udhëheqësin e opozitës të Venezuelës, Juan Guaido, i cili deklaroi veten President të vendit muajin e kaluar. Rubio është i njohur edhe për qëndrimin e tij kundër Havanës, një nga aleatët kryesorë të Maduro-s.

Largimi brutal i Gadafit nuk është ndjekur nga paqja dhe stabiliteti në Libi, megjithëse politikanë amerikanë si Rubio e konsideruan operacionin si të suksesshëm.

“Ne erdhëm, e pamë, ai vdiq”, tha atëherë Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton për rënien e Gadafit.

Rubio, në atë kohë, gjithashtu shprehu mbështetje për ndërhyrjen e SHBA-së në Libi, dhe me sa duket, ende e sheh atë pozitivisht. Që atëherë, Libia është mbërthyer në një luftë civile që ka vrarë me mijëra njerëz dhe që e ka ndarë vendin midis dy qeverive rivale, një në Tripoli dhe një Tebruk, pa llogaritur dhe grupet e shumta militante.

Por disa ekspertët të politikës shprehën shqetësimin e tyre nga mesazhi i Rubios, duke përmendur Irakun dhe Sirinë së bashku me Libinë, si shembuj të ndërhyrjeve ushtarake katastrofike të SHBA.

Ne rrjetet sociale pati gjithashtu dhe kundrafoto, duke i treguar senatorit se cila ishte Libia, Iraku, Siria e Jemeni, para se për fatin e tyre të vendosnin SHBA.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne