Presidentja e KE Von der Leyen prezanton eurokomisionerët e rinj

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen prezantoi sot ekipin e saj të komisionerëve të BE-së.

Propozimet e saj për pesë zëvendëspresidentë të KE-së dhe 26 portofolet e ndryshme janë këto:

 1. Josep Borrell – Eurokomisioneri i Spanjës, Ministri aktual i Jashtëm Spanjoll – do të jetë zëvendëspresident i KE-së dhe do të ketë portofolin ‘Për një Evropë më e fortë në botë’;

 2. Věra Jourová  – Eurokomisionerja e Çekisë – do të jetë zëvendëspresidente e KE-së dhe do të ketë portofolin për Vlerat dhe Transparencë”; Věra Jourová do të ndihmojë dhe eurokomisionerin Didier Reynders në portofolin për Drejtësinë dhe Sundimin e Ligjit.

 3. Margaritis Schinas – Eurokomisionerja e Greqisë  – do të jetë zëvendëspresidente e KE-së dhe do të ketë portofolin për “Mbrojtjen e mënyrës sonë të jetës evropiane”;

 4. Maroš Šefčovič – Eurokomisioneri i Sllovakivë, do të jetë zëvendëspresident i KE-së dhe do të ketë portofolin për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe Parashikimet;

 5. Dubravka Suica – Eurokomisionerja e Kroacisë, do të jetë zëvendëspresidente e KE-së dhe do të ketë portofolin për Demokracinë dhe Demografinë.

 6. Didier Reynders – Eurokomisioneri i Belgjikës do të mbajë portofolin e Drejtsisë dhe Sundimit të Ligjit.

 7. László Trócsányi – Eurokomisioneri i Hungarisë do të mbajë portofolin e Zgjerimit dhe Fqinjësisë.

 8. Johannes Hahn – Eurokomisioneri i Austrisë do të mbajë portofolin e Buxhetit dhe Administrimit.

 9. Mariya Gabriel – Eurokomisionerja e Bullgarisë do të mbajë portofolin e Inovacionit dhe Rinisë.

 10. Stella Kyriakides – Eurokomisionerja e Qipros do të mbajë portofolin e Shëndetit.

 11. Kadri Simson – Eurokomisionerja e Estonisë do të mbajë portofolin e Energjisë.

 12. Jutta Urpilainen – Eurokomisionerja e Finlandës do të mbajë portofolin e Partneriteteve Ndërkombëtare.

 13. Sylvie Goulard – Eurokomsionerja e Francës do të mbajë portofolin e Tregut të Brendshëm.

 14. Phil Hogan – Eurokomisioneri i Irlandës  do të mbajë portofolin e Tregtisë.

 15. Paolo Gentiloni – Eurokomisioneri i Italisë do të mbajë portofolin e Ekonomisë.

 16. Virginius Sinkevichius – eurokomisioneri i Lituanisë do të mbajë portofolin e Mjedisit dhe Oqeaneve.

 17. Nicolas Schmit – Eurokomisioneri i Luksemburg do të mbajë portofolin për Punën.

 18. Helena Dalli – Eurokomisionerja e Maltës do të mbajë portofolin për Barazinë.

 19. Janusz Wojciechowski – Eurokomisionri i Polonisë do të mbajë portofolin e Bujqësisë.

 20. Elisa Ferreira – Eurokomisionerja e Portugalisë do të mbajë portofolin e Reformave dhe Kohezionit.

 21. Rovana Plumb – Eurokomisionerja e Rumanisë do të mbajë portofolin e Transportit.

 22. Janez Lenarčič  – Eurokomisionerja e Sllovenisë do të mbajë portofolin e Menaxhimit të Krizave.

 23. Ylva Johansson – Eurokomisionerja e Suedisë do të mbajë portofolin e Çështjeve të Brendshme dhe Sigurisë.

 24. Margrethe Vestager – Eurokomisiorja e Danimarkës do të mbajë portofolin e Europës në Epokën Dixhitale.

 25. Frans Timmermans – Eurokomisioneri i Holandës do të mbajë portofolin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.

 26. Valdis Dombrovskis – Eurokomisioneri i Lituanisë do të mbajë portofolin e Ekonomisë në shërbim të njerëzve.

Ekipi i ri i Komisionit Europian do të duhet të miratohet nga Parlamenti Europian në tërësi, pas seancave dëgjimore me secilin prej kandidatëve për komisioner.

Në rast se miratohet, mandati i Komisionit të ri Europian fillon më 1 nëntor 2019./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne