“Presionet nuk japin rezultate, SHBA do të kthehet në tryezën e bisedimeve”

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani tha se qeveria e SHBA-së “do ta pranojë se politika e saj e presioneve nuk jep rezultate dhe do të ulet në tryezën e bisedimeve me Iranin”.

Në një fjalim pas takimit të kabinetit të ministrave në Teheran, Rouhani foli për mbi sanksionet e SHBA-së dhe bisedimet me këtë vend.

“Përse bëjnë tolerime nëse revolucioni do të rrëzohet brenda disa muajve ashtu sikur thotë SHBA-ja? Një ditë SHBA-ja do ta shohë se presionet e saj maksimale nuk japin rezultate. Ajo do të dorëzohet dhe do të ulet në tryezën e bisedimeve”, tha Rouhani duke shtuar se SHBA-ja ka dërguar si ndërmjetës shumë liderë botërorë për bisedime me Iranin.

Rouhani ka rikujtuar se Kongresi ka kufizuar kompetencat e presidentit amerikan Donald Trump, të Shtëpisë së Bardhë dhe të Pentagonit për shkak të vrasjes së Qasem Soleimanit.

“Nëse SHBA do të dëshironte zgjidhjen e çështjeve të rajonit, ajo mund ta bënte këtë nëpërmjet dhe bashkëpunimit me Soleimanin. Ndërsa tani këtë duhet ta bëjë me 20 persona. Problemet mund të zgjidheshin duke biseduar me Soleimanin. Tani i ka vështirësuar edhe më shumë punët”, tha Rouhani.

Presidenti iranian më tej ka mbrojtur idenë e tij se në vitet 2013 dhe 2015 kanë detyruar SHBA-në që të ulet në tryezën e bisedimeve dhe të nënshkruajë dokumentin e marrëveshjes edhe pse ajo nuk donte. Ndërkohë Rouhani ka pretenduar se edhe sot mund të bëjnë të njëjtën gjë dhe mund ta detyrojnë qeverinë e Washingtonit të hedhë hap prapa.

“Ai që thotë se sanksionet nuk janë efektive është mbështetës i SHBA-së”

“Për shkak të sanksioneve, produktet iraniane kanë mbetur në portet e Perëndimit dhe rafineritë e naftës dhe komplekset e gazit natyror nuk mund të punojnë”, tha Rouhani.

Sipas tij, pas heqjes së sanskioneve në vitin 2015 eksportet e naftës u rritën nga 900 mijë në 3 milionë fuçi dhe se duke kontaktuar me të gjitha bankat Lindore dhe Perëndimore kanë marrë një kredi prej 5 miliardë dollarë.

“Askush nuk mund të thotë se sanksionet nuk janë efektive dhe se qeveria duhet të jetë e fortë. Kjo do të thotë që SHBA-ja të nxirret e pastër. Ai që thotë se sanksionet nuk janë efektive është mbështetës i SHBA-së. Këta duan të thonë se ‘SHBA nuk ka bërë punë të keqe‘. Pretendime të tilla janë larg të vërtetës dhe janë gënjeshtra. Në të njëjtën kohë janë mbrojtës të SHBA-së”, deklaroi Rouhani.

Presidenti iranian i bëri thirrje popullit që marrë pjesë në votimet që do të mbahen më 21 shkurt./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne