Pretendohet se hakerët iranianë kanë tentuar t’i hakojnë zgjedhjet në SHBA

Gjiganti amerikan i teknologjisë Microsoft njoftoi se kanë zbuluar mijëra përpjekje për hakim me bazë Iranin për zgjedhjet presidenciale 2020.

“Kohët e fundit kemi vërejtur aktivitete të rëndësishme kibernetike që i përkasin grupit kërcënues Fosfor (Phosphorus) për të cilin besojmë se vjen nga Irani dhe ka lidhje me qeverinë iraniane”, thuhet në deklaratën e faqes së internetit të kompanisë Microsoft.

Në deklaratë thuhet se Qendra e Inteligjencës së Microsoftit për Kërcënimet, gjatë një periudhe 30-ditore mes muajve gusht dhe shtator ka përcaktuar se Phosphorus ka kryer mbi 2.700 përpjekje për identifikimin e llogarive të e-maileve të përdoruesve të caktuar të Microsoftit dhe se më pas ka kryer sulme ndaj 241 prej këtyre llogarive.

Llogaritë e vendosura në objektiv kanë patur lidhje me fushatën presidenciale të SHBA-ve, ish-zyrtarët dhe zyrtarët aktualë të qeverisë së SHBA-ve, gazetarë që interesohen me politika globale dhe iranianë me ndikim në opinion që jetojnë jashtë Iranit.

Pretendimet për përfshirjen e Rusisë ndaj zgjedhjeve presidenciale 2016 në SHBA qëndruan për një kohë të gjatë në rendin e ditës së vendit. Çështja e njohur si “hetimi ndaj Rusisë” ka shkaktuar debate të ashpra në skenën politike mes administratës së Trumpit dhe Demokratëve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne