Pretendohet se Trump do të lër 200 ushtarë në lindje të Sirisë

Pretendohet se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump mendon të lë rreth 200 ushtarë në lindje të Sirisë me qëllim që zonat e naftës të mos kalojnë në duart e regjimit të Assadit dhe Rusisë.

Siç raporton gazeta amerikane New York Times (NYT), Petangoni do të miratojë planin që parasheh lënien e rreth 200 ushtarëve në lindje të Sirisë.

Në artikullin e gazetës thuhet se plani në fjalë bazohet në dy shkaqe, lufta kundër DEASH-it dhe tjetra që zonat e naftës të mos kalojnë në duart e regjimit të Assadit dhe Rusisë.

Trump i cili para një kohe të shkurtër njoftoi tërheqjen e gjithë personelit ushtarak amerikan në veri të Sirisë, në rast se miraton vendimin në fjalë për herë të dytë do të hedh hap prapa në lidhje me “tërheqjen e ustarëve nga Siria”.

Presidenti amerikan dhjetorin e vitit të kaluar njoftoi tërheqjen e rreth 2.000 ushtarëve amerikanë nga Siria, ndërsa pas një kohe kishte dhënë urdhër për tërheqje graduale.

Trump edhe javën e kaluar bëri të ditur se nga veriu i Sirisë do të tërhiqen rreth 1.000 ushtarë amerikanë ndërsa Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper tha se këta ushtarë do të dërgohen në veri të Irakut./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne