Prifti ekstremist Anton Kqira sulmon historianin nga Tirana

Prifti ekstremist Anton Kqira ka sulmuar nëpërmjet një komenti në facebook historianin nga Tirana, Olsi Jazexhi.

Emri i priftit Kqira ka bërë jo pak jehonë për shkak të një deklarate të tij. Ai fyeu të gjithë besimtarët muslimanë dhe mallkoi Millosheviçin pse nuk i zhduku të gjithë shqiptarët muslimanë. Për shkak të reagimeve negative, që pati nuk kaloi shumë kohë dhe prifti ekstremist Anton Kqira e përgënjeshtroi ngjarjen duke thënë se nuk ka qene ai, por persona të panjohur kanë krijuar profile fallco në emër të tij.

Ky ishte një nga rastet që ai u mundua ta shmangte në këtë formë justifikimi, por këtë herë duke sulmuar historianin dhe muslimanin Olsi Jazexhi vërteton edhe njëherë që ai vërtetë nuk është paqësor me muslimanët.

Jazexhi në një media serbe është shprehur ashpër ndaj Amerikës brutale, siç e ka quajtur ai. Pas këtij opinioni të Jazexhi, Kqira ka komentuar se është Amerika ajo që i ndreq dhe ka për t’i ndrequr këto pismileta.

Ky është komenti i plotë i tij: ” America i ka ndreq këta pismileta dhe ka mi ndreq. Rrnoft Trampi!”

/Gazeta impakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne