Prifti katolik del hapur: Jam gej dhe do vazhdoj predikimet

Një prift katolik në Milwaukee, në Michigan ka dal publikisht duke pranuar seksulitetin e tij me anë të një letre të hapur.

Në shkrimin e tij, Gregory Greiten është shprehur se pranon që është gay dhe refuzon të jetojë pjesën e mbetur të jetës i fshehur në hije dhe i veshur me sekrete.

Siç shkruan edhe lokalja, Milwaukee Journal Sentinel, ky vendim i priftit është përshëndetur dhe duartrokitur nga priftërinjtë e tjerë të Këshillit të Zonës.

“Do të pranoj më në fund të jem ai njeri që Zoti krijoi”, – shkruan Greiten. “Në jetën time si prift, do të vazhdoj t’ju ndihmoj, edhe nëse jeni gay, heteroseksual, biseksual apo transgjinorë – në mënyrë që të jetoni ashtu siç Perëndia ju ka krijuar!”

Gregory u ka bërë thirrje edhe priftërinjve të tjerë të marrin forcën e duhur e të pranojnë veten e tyre ashtu siç është, pa u bërë pjesë e një sistemi toksik paragjykues dhe të fshehur në hije.

Nga ana tjetër, Greiten është shprehur se do të vazhdojë predikimet dhe meshën kishtare, edhe pse do t’i duhet të përballet me paragjykimet.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne