Prifti pedofil me HIV që ka përdhunuar 30 fëmijë falet nga Kisha Katolike

Një prift katolik pedofil është liruar nga kisha pas pranimit të përdhunimit të pothuajse 30 vajzave të moshës ndërmjet 5 dhe 10-vjeçare.

Prifti, Jose Garcia Ataulfo, u pastrua nga çdo veprim i gabuar dhe nuk do të përballet me asnjë akuzë penale, pavarësisht faktit se ai e dinte se ishte i infektuar me HIV kur abuzonte seksualisht me të gjithë fëmijët që pranoi të kishte përdhunuar.

Nëna e një prej viktimave të priftit shkroi një letër drejtuar Papës duke kërkuar të takohej me të në Romë për të diskutuar çështjen, por u shmang nga Vatikani që deklaroi se “çështja është e mbyllur”. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne