Rajoni

Prifti u mundua të mbroje veten, por i dalin “të zezat” e kaluara

Don Shan Zefi i ka kundershtuar deklaratat e tij, duke thene se jane sajesa, por shkrimet e tij kunder muslimneve te Kosoves datojne qe nga viti 2005.

Ne Komitetin e Kongresit Amerikan, në maj të vitit 2005, Dr. Don Shan Zefi, Kancelar Ipeshkvnor e Kryetar i Gjyqit Kishtar, tha:

“Me invazionin e pushtimit turk të provincave shqiptare në shek. XV, popullata e krishterë (katolike) pësoi tragjedinë më të errët në historinë e saj fetare e kombëtare, që ka lënë pasoja të thella apo labile për krishterim: imponimin e islamizimit të dhunshëm…Dhe së fundi mund të thuhet se Kisha Katolike te shqiptarët në Kosovë e kishte vazhdimësinë e saj historike, ndërsa Kisha Ortodokse Serbe dhunshëm vendoset nga Serbia në Kosovë, pikërisht siç nguliten më vonë edhe turqit me xhamitë e tyre, që së bashku me serbët, rrënuan e përvetësuan kishat e hershme shqiptare…”. Sipas: Gazeta e përditshme Bota Sot, Prishtinë, 30 maj 2005, fq. 5 dhe 8, dhe 1 qershor 2005, fq. 8.

“Prifti ardhjen e osmanlinjve e quan invazion, duke harruar se tokat shqiptare nuk ishin te lira, por sundoheshin dhe asimiloheshin nga serbet, anzhujt etj. Katoliket ne shumicën e tokave shqiptare kane jetuar si klandestine, tregtare apo spiune, por kurren e kurres nuk ishin vendore. Jo pse këtë unë e dëshiroj, por kështu deshi Bizanti, Bullgaria mesjetare, Serbia mesjetare… O zotëri prifti, lexoni pak histori objektive dhe lirohuni nga verbëria e fanatizmi juaj. Kthejuni fesë se Jezuit dhe ikni nga fryma e Kryqëzatave e Inkuizicionit.” –

Nexhat Ibrahimi