Princat dhe ministrat e arrestuar në Arabinë Saudite janë torturuar

Një numër figurash të profilit të lartë të arrestuar kohët e fundit në Arabinë Saudite thuhet se kanë pësuar lëndime serioze nën rrahje dhe tortura pas një operacioni spastrimi të kryer nga Princi i Kurorës Muhamed bin Salman.

Portali i lajmeve të Lindjes së Mesme (Middle East Eye) përmendi burime brenda gjykatës së mbretërisë saudite, duke thënë se ish shefi i inteligjencës princi Bandar bin Sultan ishte midis princave dhe ministrave të arrestuar. Sipas raportit, disa prej atyre që u janë nënshtruar torturave fizike dhe psiqike u dërguan në spital me lëndime të rënda. Megjithatë, thuhet se janë përdorur mjete tepër të sofistikuara në torturimin e tyre dhe nuk ka plagë në fytyrat e tyre kështu që ata do të duken normalë kur shfaqen në publik, shton raporti i MEE. Dhjetëra princa, ministra dhe ish ministra u arrestuan të shtunën me urdhër të të ashtuquajturit Komiteti Anti-Korrupsion i Arabisë Saudite i kryesuar nga Princi i Kurorës. Princi Bandar bin Sultan ishte ish-ambasador i Arabisë Saudite në Uashington dhe i besuar i ish presidentit të SHBA Xhorxh W. Bush. Burimet e MEE thanë se numri i të arrestuarve në fakt ishte më shumë se 500, dhe se dyfishi i këtij numri janë marrë në pyetje. Gjithashtu, regjimi i Riadit bllokoi pasuritë e kushëririt të princit të kurorës, Muhamed bin Najef, i cili thuhet se vazhdon të jetë nën arrest shtëpiak./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne