“Princat sauditë të gatshëm të lidhin besën me xhaxhain e bin Selman

Aktivisti saudit në Twitter i njohur me emrin Muxhtahed thotë se 95% e princave sauditë janë të gatshëm të lidhin besën e tyre me xhaxhain e princit të kurorës Muhamed bin Selman.

Muxhtahed i cili shumë rrallë pranon të kryejë intervista me mediat, në intervistën e dhënë për Khalij Online, ka zbuluar një tjetër lajm kundër princit të kurorës dhe ka thënë: Bin Selman ka dhënë urdhra për kryerjen e veprimeve të veçanta sigurie dhe nga garda mbretërore ka kërkuar të shkojnë në lindje dhe perëndim të Riadit për të parandaluar një grusht shteti. Sipas tij Muhamed bin Selman i cili po zhvillon një turne në disa vende arabe, është informuar se princat sauditë po mundohen të kryejnë një grusht shteti kundër tij. Sipas këtij aktivisti, nëse Ahmed bin Abdul’aziz vëllai i mbretit aktual të Arabisë Saudite merr vendim që të kërkojë shkarkimin e bin Selman, 95% e princave sauditë do ta mbështesin dhe lidhin besën me atë. Pas ngjarjes së  vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi dhe pas shtimit të presioneve ndaj Muhamed bin Selman, princi Ahmed bin Abdul’aziz pasi ka marrë garanci nga Evropa dhe Amerika është kthyer nga Londra për në Riad./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne