Princesha e Arabisë Saudite bëhet imazh i revistës prestigjoze “VOGUE”

Princesha e Arabisë Saudite, Hayfa Bint Abdullah el Saud është bërë imazh i revistës “Vogue”, edicion i  Arabisë Saudite.

Ajo është e bija e mbretit Abdullah, i cili u nda nga jeta vitin e shkuar.

Princesha ka pozuar në mënyrë të guximshme dhe ajo çka është vënë re ishte veshja e saj e stilit evropian dhe një makinë e kuqe Cabriolet, në të cilën ajo ka vendosur dorën në timon.

Publikimi i kësaj poze i paraprin lejimit të drejtimit të makinave nga ana e femrave në Arabinë Saudite.

Kujtojmë së në muajin Qershor do hyjë në zbatim ligji që i njeh femrave të drejtën e dhënies së automjeteve, fenomen që deri tani ishte një tabu dhe shkelje ligji për këtë shtet.

Kjo përzgjedhje kopertine është përfolur shumë si në mediat vendase ashtu dhe në ato të huaja./ frekuenca.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne