“Princesha e Dubait arratiset në Britani, e frikësuar për jetën e saj”

Princesha Haya, bashkëshortja e zv/presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, njëherësh kryeministër i vendit dhe emir i Dubait, ka braktisur të shoqin dhe jeton me “frikë për jetën e saj” në Londër, ku është fshehur, shkroi media britanike, transmeton Anadolu Agency.

Sipas një lajmi në BBC, Haya (45), një nga gjashtë gratë e emirit Al Maktoum (69), nga Gjermania, ku muajin e kaluar iku për të kërkuar azil, ka kaluar dhe fshihet në kryeqytetin britanik Londër.

Haya, me origjinë nga Jordania dhe e arsimuar në Britani, aktualisht thuhet se jeton në një shtëpi në zonën Kensington Palace në Londër me vlerë prej 85 milionë funtash, theksohet në raportimin e BBC-së.

Po ashtu, në lajm thuhet se ikja e princeshës Haya ka të bëjë me arratisjen e princeshës Latifa, bijës së emirit, e cila më herët është kapur në tentativë për të ikur nga EBA.

Duke cituar burime të afërta të princeshës, BBC shkroi se Haya, e cila ka mësuar fakte të reja rreth kapjes dhe kthimit të Latifas, ka marrë vendimin për të ikur nga vendi pasi nuk është ndier e sigurt. Siç pohohet më tej, Haya jeton në Londër me frikën se mund të “rrëmbehet” nga ana e EBA-së.

Mundësi për krizë diplomatike

Siç theksohet, në rast se EBA kërkon kthimin e princeshës, atëherë kjo mund të shkaktojë një krizë diplomatike, ndërsa Haya po përgatitet të kërkojë të drejtën e saj në Gjykatën e Lartë britanike kundër një kërkese të tillë.

Rasti mbart probabilitetin të shkaktojë probleme edhe midis EBA-së dhe Jordanisë, pasi Haya është gjysmëmotra e mbretit jordanez Abdullah.

Më herët, Al Maktoum ka postuar një poezi në Instagram, vargjet e së cilës aludonin në një “tradhti” nga një grua, që ishte komentuar se ka të bëjë me ikjen e princeshën Haya.

Ndryshe, vajza e Al Maktoum-it, Latifa, vitin e kaluar u kap në ujërat e Indisë teksa me ndihmën e një francezi po përpiqej të arratisej nga vendi. Shumë mbrojtës të të drejtave të njeriut në botë kishin pohuar se Latifa është kthyer kundër vullnetit të saj dhe e kishin cilësuar rastin si “rrëmbim”.

Al Maktoum ka 23 fëmijë nga tri gra./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

SOCIALE

Pa shtëpi dhe pa bonus, 65 familje të dëmtuara nga Pa shtëpi dhe pa bonus qiraje, përfaqësues të 65 familjeve të dëmtuara nga tërmeti u mblodhën para bashkisë së Durrësit për të reaguar ndaj situatës së rëndë social ekonomike që po kalojnë. “Është viti i pestë që kemi dalë nga pallati. Gjysma në pallat jemi pensionistë dhe e kemi kaq të vështirë kur pronari na kërkon qiranë e shtëpisë ku jemi. Bashkia nuk i është përmbajt kontratës me ne, që bonusi ndërpritet kur të futemi në shtëpi. Sipas nënkryetarit, është një ngërç për t’u zgjidh..” “Po bëjmë 5 vjet që presim. Kryeministri tha deri kur të futeni në shtëpi do të merrni bonus. Ka nëna të vetmuara. Të tjerët punojnë, futen në shtëpia ne rrimë e presim. Kryeministri ka folur vetëm për Tiranën a për të gjithë?!”. “Nuk kemi mundësi me paguar qiranë. Ka arrit kulmi. Jemi të sëmurë. Ku ti gjejmë lekët. Bonus jo, gjë jo, me çfarë ta mbulojmë qiranë, ose do të futemi brenda e do të vetëflijohemi. Jam kryefamiljare. Një djalë kam.”. “Të na thonë një fjalë. Ndoshta dhe për votime, ama të na e thonë një fjalë që të inkurajojmë veten. Na kanë ikur shpresat fare. Nuk ikim nga këtu pa marrë një përgjigje, përndryshe do të hyjmë të gjithë në pallat. Kemi arrit në një pikë kritike. Jemi me pensione. Me pensionin e burrit 18 000 lekë, se vetë papunë…”, thonë banorët. Pallati i tyre ndodhet në lagjen 12 të qytetit, pranë tregut të vogël industrial. Ai është vlerësuar në shkallë të lartë dëmi, DS4 dhe pret riforcimin. Sipas bashkisë Durrës, ky objekt së bashku me disa të tjerë do të riforcohen me fonde të saj, po paraprakisht duhet një vendim nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit në mënyrë që të hapen procedurat e tenderit dhe të nisë puna.kërkojnë zgjidhje

OPINION

“Nga idetë e K. Tsiolkovsky te Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar. Rusia në kozmos”

OPINION

Vehabistet, cionistet dhe Irani

BOTA

Kallëzim penal kundër një ushtari francez që shërbente në ushtrinë izraelite për torturimin e palestinezëve

SHQIPERIA

Akuzat e Ilir Metës për takim me ish-shefin e FBI, reagon Altin Dumani: Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal! Akuza të pabaza ndaj institucionit që drejtoj

BOTA

Italia nuk dëshiron përshkallëzimin dhe zgjatjen e konfliktit në Lindjen e Mesme