Princesha e Malajzisë martohet me ish-modelin holandez në një dasmë luksoze

Vajza e Sulltanit të Johorit është martuar me dy dasma aq madhështore sa këto emra të bëjnë të mendosh. Tunku Tun Aminah Maimunah Iskandariah, 31 vjeçe është martuar me Dennis Muhammad Abdullah, 28 vjeç, një holandez i konvertuar në islam në ceremoni publike dhe private të hënën, më 14 gusht.

Ceremonia u projektua në një ekran gjigant për t’u ndjekur nga publiku në sheshin e qytetit  Dataran Bandaraya në Johor Bahru.

Pjesa kryesore e dasmës përfshinte një ceremoni “uljeje” të ndjekur nga rreth 1,200 njerëz, raporton AFP. Turmat ndërkaq ndiqnin nga ekrani.

Ajo është vajza e vetme dhe e dyta e gjashtë fëmijëve e Sulltan Ibrahim Ismail of Johor. Gjatë dasmës, në mbrëmje, është parë të marrë bekimin nga i ati. Çifti është spërkatur me ujë të aromatizuar dhe oriz të verdhë nga familja dhe të ftuarit si shenjë aprovimi.  

I lindur Dennis Verbaas në një qytet pranë Amsterdamit, dhëndri gjeti një punë në modeling në Singapor. I ati punon në një dyqan lulesh dhe e ëma në një butik veshjesh. Ai përqafoi Islamin në 2015-ën dhe punon për një firmë zhvillimi pronash në Johor. Ai ka qenë menaxher marketing i skuadrës së futbollit Tampines Rovers në Singapor.

Për dasmën mbretërore u bënë përgatitje madhështore, sheshet e pallatit u dekoruan dhe rrugët u zbukuruan me flamujt e shtetit. Personeli i sigurisë pranë festimeve ishte në gatishmëri.

Familja mbretërore e shtetit në Jug të Malajzisë është shumë e pasur dhe e fuqishme. Ajo ka ushtrinë e saj, i vetmi shtet malajzian që ka një ushtri private.

Më parë, çifti mbajti një ceremoni  solemne private për familjen. Ky ishte kulmimi i një romance trevjeçare, çifti ka thënë që ka pasur një “kimi të menjëhershme” pasi u takuan në një kafe në Malajzi.

Princesha kishte veshur një fustan elegant të bardhë të dekoruar me stoli vezulluese. Për të ndjekur traditat lokale, nuses iu ofrua një shumë parash.

“Ne do të zhvendosemi në shtëpinë tonë dhe do të nisim jetën e re. Është hera e parë që do të jetoj vetëm larg prindërve” , ka thënë princesha në një deklaratë të zyrës së shtypit të familjes mbretërore të Johor-it.

Ajo ka studiuar në Singapor dhe ka krijuar një linjë të sajën kozemtike për kujdesin për lëkurën./ t.observer

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne