Princi Charles shpreh mbështetje në lidhje me përpjekjen për liri të palestinezëve

Princi trashëgimtar i Anglisë, Charles tha se dëshiron që populli palestinez të jetë i lirë dhe të përfitojë nga drejtësia dhe barazia.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Palestinës “WAFA”, Princi i Wellsit, Charles në qytetin Betlehem të Bregut Perëndimor, krahas autoriteteve palestineze u takua edhe me personalitet fetare myslimane dhe të krishtera.

Gjatë takimeve, Princi Charles u shpreh ai i bashkëngjitet lutjeve për paqen e përhershme dhe drejtësinë dhe shtoi: “Duhet të ndjekim me besim këtë kauzë dhe duhet të tregojmë përpjekjen e duhur për të mbyllur plagët që bëhen shkak për dhimbje të tilla. Dëshira ime më e madhe është që e ardhmja të sjellë barazi, drejtësi dhe liri për tërë palestinezët dhe që populli palestinez të jetojë në begati dhe mirëqenie. Asnjë prej atyre që viziton Betlehemin nuk mund të mos vejë re vështirësitë e vazhdueshme dhe gjendjen që jetohet në këtë vend”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne