Princi i Emirateve i ka kërkuar SHBA-së të bombardojë Al Jazeera-n

Princi i kurorës në Abu Dabi dyshohet se i ka kërkuar SHBA-së të bombardojë zyrat e Al Jazeeras para pushtimit të Afganistanit, sipas një mesazhi diplomatik të lëshuar nga WikiLeaks.

Dokumenti përshkruan një bisedë midis diplomatit amerikan Richard Haass dhe sheik Mohammed bin Zayed – i referuar si ‘MBZ’ – në krye të pushtimit të Irakut në vitin 2003. Princi i kërkoi Haasit që të kontrollonte mbulimin mediatik të luftës dhe “theksoi rëndësinë e vënies fre ndaj rrjetit Al-Jazeera me bazë në Doha para çdo veprimi ushtarak”.

Mesazhi gjithashtu detajon se si princi i kurorës “kujton duke qeshur” një takim midis emirit të Katarit Emir Hamad Al-Thani dhe Shejh Zayed bin Sultan, babait të bin Zayed, përpara pushtimit amerikan të Afganistanit.

“Hamad u ankua për një raport që ai kishte marrë sipas së cilit MBZ i kishte kërkuar Gjeneralit Franks të bombardonte Al Jazeeran. Sipas MBZ, Zayed iu përgjigj: ‘Po e fajësoni gjë atë?’ “ Lexon mesazhi.

Gjenerali tashmë në pension i SHBA-së, Tommy Franks, mbikqyrte operacionet ushtarake në të gjithë Lindjen e Mesme si kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së.

Al Jazeera ka akuzuar më parë SHBA-në se ka shënjestruar degët e stacionit.

Në nëntor të vitit 2001, zyra e Al Jazeera-s në Kabul u shkatërrua nga sulmuesit amerikanë, edhe pse rrjeti i lajmeve nuk ia kishte treguar Uashingtonit vendndodhjen e tij në kryeqytetin afgan. Nuk pati viktima në atë incident.

Në atë kohë, kryeredaktori Ibrahim Hilal tha se besonte se sulmi ishte planifikuar që prej një kohe të gjatë. Zyrtarët amerikanë e kanë kritikuar mbulimin mediatik të luftës në Afganistan, duke e përshkruar raportimin e fushatës së bombardimeve në veçanti si propagandë nxitëse.

“Unë ende besoj se vendimi për të përjashtuar zyrën tonë nga mbulimi është marrë javë para bombardimeve,” tha Hilal. “Por unë nuk mendoj se ata do ta bënin këtë ndërsa ne ishim zyra e vetme në Kabul”.

Në prill të vitit 2003, një raketë amerikane goditi zyrat e Al Jazeera-s në Bagdad, duke vrarë një anëtar të stafit dhe duke plagosur një tjetër. Një zëdhënës i Komandës Qendrore Amerikane tha në atë kohë se Al Jazeera “nuk ishte dhe nuk kishte qenë kurrë një objektiv”.

Al Jazeera ka më shumë se 65 zyra në të gjithë globin, përfshirë në Doha, Londër dhe Uashington DC, dhe transmeton në më shumë se 220 milionë familje në mbi 100 vende. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne