Princi i kurorës takon miliarderin Haim Saban, një prej financuesve më të mëdhenj të ushtrisë izraelite

Ueb faqja Al Ahad e Libanit, të dielën duke cituar gazetën ekonomike Calcalist, ka njoftuar për takimin e Mohamed bin Selman me Haim Sabanin, miliarderin sionist i cili është një nga financuesit më të mëdhenj të ushtrisë izraelite. Sipas këtij burimi, ky takim është realizuar javën e kaluar. Princi i Kurorës Saudite Muhamed bin Salman tha se regjimi i Arabisë Saudise dhe Izraeli kanë “një armik të përbashkët” dhe se ata mund ti normalizojnë menjëherë marrëdhëniet e tyre sapo çështja e Palestinës të zgjidhet. Në një intervistë me revistën TIME botuar të enjten, trashëgimtari i fronit saudit foli për perspektivën e marrëdhënieve Riad-Tel Aviv, duke e përshkruar konfliktin e regjimit sionist me palestinezët si pengesa e vetme për normalizimin e lidhjeve me Izraelin. “Ne kemi një armik të përbashkët dhe duket se ne kemi shumë fusha të mundshme për të pasur bashkëpunim ekonomik”, tha princi i kurorës saudite. Këto deklarata vijnë disa ditë pasi bin Salman, në një intervistë me rrjetin Atlantic, u përpoq të vendoste në një pozitë të barabartë pretendimet izraelite dhe palestineze mbi tokën, në një ndryshim dramatik në qëndrimin e gjatë të Riadit mbi Palestinën, duke thënë se izraelitët, si palestinezët kanë “të drejtën të kenë atdheun e tyre “.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne