Princi Muhamed Bin Salman qëllohet me armë: Plagosja e mbajtur sekret ndodhi muajin e kaluar brenda pallatit mbretëror

Një aktivist saudit ka zbuluar se princi i kurorës Mohammed bin Salman, i cili nuk është parë në publik gjatë javëve të fundit, është qëlluar dhe plagosur gjatë një sulmi të rëndë në pallatin mbretëror në fund të muajit të kaluar.

Mohammed al-Mas’ari, sekretari i përgjithshëm i Partisë Rimëkëmbja Islame, duke cituar burime të besueshme, tha në një intervistë per televizionin el-Mayadeen të Libanit se bin Salmani u qellua me armë gjatë sulmit në fund të muajit prill.

Ai tha se lajmi i plagosjes të bin Salmanit u zbulua nga burimet brenda familjes mbretërore para se lajmi të qarkullonte gjerësisht në faqet e rrjeteve sociale si Twitteri.

Gjatë deklaratës së tij, al-Mas’ari tha se princi i kurorës tani ka në plan të paraqitet para mediave për të mohuar raportimet për grusht shteti.

Një numër gazetarësh në Riad kanë raportuar një incident të rëndë me arme zjarri jashtë kompleksit të pallatit mbretëror më 21 prill. Megjithëse agjensia shtetërore e lajmeve e Arabisë Saudite pohoi se incidentin e kishte shkaktuar rrëzimi i një droni lodër që kishte fluturuar afër pallatit mbretëror. Shumë persona menduan se sulmi i rëndë kishte qenë në fakt një grusht shteti i organizuar nga anëtarët e familjes mbreterore kundër Mbretit Salman.

Aktivistët sauditë thanë se të shtënat nuk kishin të bënin fare me dronin, por se ato lidheshin me sulmin dhe kishin ardhur nga automjetet që transportonin armë të rënda dhe që gjuanin në mënyrë spontane.

Flitet se bin Salmanin e kishin evakuar në një bunker afër një baze ushtarake.

Incidenti ndodhi menjëherë pasi trashëgimtari i ri i fronit përfundoi një turne botëror që synonte të reklamonte veten si forca e re e mbretërisë. Gjate kthimit ne vend princi i kurorës u përball me një situatë tensionuese brenda familjes mbretërore.

Asnjë foto ose video e re e bin Salmanit nuk është publikuar deri tani nga mediat shtetërore. Bin Salman nuk u pa të shfaqej edhe në kur sekretari amerikan i shtetit, Mike Popmeo kreu vizitën e tij të parë në Riad në fund të prillit. Zhdukja e tij e gjatë ka ngritur spekulime mbi fatin e princit të kurorës.

Sulmi në pallat erdhi pas një fushate arrestimesh dhe torturash të qindra anetarëve të familjes mbretërore. Shumica e tyre u liruan më vonë pas arritjes së marrëveshjeve financiare me mbretërinë.

Ndoshta gjëja më e çuditshme për këtë kryengritje ndaj të pasurve dhe të fuqishmëve është se ajo vjen nga lart, nga një 32-vjeçar i cili po rebelohet kundër klasës së tij, me shpresën që në fund të fundit të jetë ai njeriu që do të drejtojë vendin.

Edhe pse gjithmonë ka pasur konkurrencë brenda familjes mbretërore dhe kritika të sjelljes së saj nga jashtë, rreth 15.000 princa, princesha dhe persona të tjerë nën varësinë e tyre janë konsideruar gjerësisht si të paprekshëm.

Përveç luftës së brendshme për pushtet brenda familjes mbretërore, Muhammed bin Nayef dhe Mutab Bin Abdullah, djali i ish mbretit të ndjerë, kanë qenë të pakënaqur me fushatën e udhëhequr nga Saudia kundër Jemenit.

Analistët thonë se bin Salman e dëshiron pushtetin me cdo kusht, por ai ka pak përvojë. Disa besojnë se ai është një kombinim potencialisht i rrezikshëm.

Qëndrimi anti-palestinez i princit të kurorës në shumë raste e ka fyer botën muslimane. Marrëdhëniet ndërmjet Rijadit dhe regjimit të Tel Avivit po ngroheshin më shpejt që nga qershori 2017, kur bin Salman u bë princ i kurorës. Arabia Saudite, nën bin Salmanin, besohet se po bën përpjekje për të përgatitur opinionin publik për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Në mars, gjatë turneut të tij tre javor në Shtetet e Bashkuara, bin Salman u takua me një numër të madh liderësh të grupeve lobuese pro-Izraelit, përfshirë Komitetin Amerikano-Izraelit për Marrëdhëniet me Publikun (AIPAC).

Ndërhyrja jo drejtpërdrejtë e Arabisë Saudite në Siri ka dështuar si pasojë e humbjes së grupeve militante të financuara nga Rijadi.

Ndërhyrja e drejtpërdrejtë ushtarake e Rijadit në Jemen ka rezultuar gjithashtu e dështuar pasi Arabia Saudite nuk ka arritur të vendosë një aleat të sajin si president në vendin e varfër.

Fushata vdekjeprurëse saudite kundër Jemenit ka dëmtuar imazhin e bin Salmanit si në nivelin ndërkombëtar ashtu edhe në atë rajonal.

Pasardhësi i Saudeve po përpiqet gjithashtu ta portretizojë veten si një “reformator” dhe një avokat i të drejtave të grave.

Në frontin ekonomik, analistët kanë hedhur dyshime mbi projektin e ashtuquajtur Visioni 2030, i cili synon të largojë ekonominë saudite nga varesia e petrodollarit.

Vëzhguesit pohojnë se ëndrra e Arabisë Saudite për t’u bërë fuqia dominuese e botës arabe ka përfunduar në një dështimin fatal./press/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne