Princi saudit kërkon shkarkimin e mbretit Selman dhe të princit trashëgimtar

Një princ saudit, i izoluar nga qeveria, u bëri thirrje anëtarëve të Komitetit të Besnikërisë të Arabisë Saudite që të shkarkojnë mbretin Selman të Arabisë Saudite dhe princin e tij të kurorës Muhamed bin Selman.

Siç njofton rrjeti informativ Al Alam bazuar në gazetën saudite Al Vatan, princi saudit i cili njihet në Twitter si “Fars to Saud”, shkruante: “Nga vëllezërit e mi në Komitetin e Besnikërisë, dua të mbajnë takime me anëtarë të lartë të familjes sunduese, të shkarkojnë mbretin Selman dhe djalin e tij dhe të prezantojnë sundues të aftë nga pasardhësit e mbretit Abdul Aziz”. Ky princi saudit gjithashtu prezanton një listë të ankesave në faqen e tij në Twitter, duke përfshirë lirimin e të gjithë të burgosurve, shpërbërjen e këshillit këshillues, organizimin e zgjedhjeve parlamentare, konfiskimin e pronës së mbretit Selman dhe djalit të tij, formimin e një komisioni për të shqyrtuar pronën dhe pasuritë e anëtarëve të dinastisë sunduese, dhënien e lirive shoqërore sipas rregullave fetare dhe reformat në sistemin gjyqësor të mbretërisë. Më parë, një nga princat sauditë, i njohur me nofkën “Testamenti i Ri”, i cili e prezanton veten si të afërt me rrethin e dinastisë saudite, ka zbuluar rritjen e mosmarrëveshjeve dhe grindjeve brenda dinastisë sunduese në Arabinë Saudite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne