Princi saudit: Ne mund të luftojmë me Iranin brenda 10-15 viteve

Duke folur për gazetën Wall Street Journal gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, princi i Arabisë Saudite i ka bërë thirrje vendeve perëndimore të zbatojnë sanksione më të rrepta kundër Iranit. “Ne duhet t’a bëjmë këtë për të shmangur konfliktet ushtarake me Iranin dhe nëse nuk e arrijmë këtë, me gjasë do të luftojmë Iranin për 10-15 vjet” – tha princi Selman.

Princi saudit, Muhamed bin Selman po ngre kërkesën për shtimin e presioneve ndaj Iranit gjatë vizitës së tij dyjavore në Shtetet e Bashkuara.

Duke folur pë gazetën Wall Street Journal, këtë herë Selman kërkoi që bashkësia ndërkombëtare t’a shtoj presionin ndaj Iranit me më shumë sanksione.

Udhëheqësi de facto i Arabisë Saudite tha: “Ne duhet t’a bëjmë këtë për të shmangur konfliktet ushtarake me Iranin dhe nëse nuk e arrijmë këtë, me gjasë do të luftojmë Iranin për 10-15 vjet.”

FRYMËT E ARMËVE BËRTHAMORE

Në një intervistë të dhënë në programin ‘60 Minutes’ të CBS-së, para vizitës së tij në SHBA, Selman i’u kishte referuar liderit fetar të Iranit, Ajetullah Ali Hamanej, si ‘Hitleri i ri në Lindjen e Mesme’.

Princi i ri tha: “Arabia Saudite nuk dëshiron të ketë bomba bërthamore, por nuk ka dyshim se nëse Irani zhvillon bomba bërthamore, atëherë edhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Behram Kasimi e përshkroi princin saudit si ‘një person lodër brenda mashtrimit’. Aktualisht, Izraeli është e vetmja fuqi në Lindjen e Mesme që posedon armë bërthamore.

U TAKUA ME HEBRENJË

Ndërkohë, princi 32-vjeçar, i cili u takua edhe me grupet hebrenje në SHBA, u takua me udhëheqës të bindjeve të ndryshme fetare brenda kuadrit të mesazhit të tolerancës fetare brenda kuadrit të kontakteve të Nju Jorkut.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne