Princi saudit zbulon kushtet skandaloze që SHBA-ja ka për ta bërë Mohamed Bin Salmanin mbret

Princi saudit Khalid Bin Farhan al-Saud, i cili jeton në Gjermani, ka zbuluar ato që ai pretendon se janë kushtet e SHBA-së për të ndihmuar Mohamed Bin Salmanin që të bëhet Mbret i Arabisë Saudite para vdekjes së babait të tij, raportoi të premten thenewkhalij.org.

Duke shkruar në Twitter, Khalid tha se kishte marrë informacione nga një burim i informuar brenda familjes sunduese të Arabisë Saudite.

Kushtet e pretenduara përfshijnë “bindjen absolute ndaj SHBA-së dhe Izraelit dhe kryerjen e çdolloj gjëje që ata i kërkojnë të bëjë.” Tre kushte të tjera, pohoi Khalid, janë deklaruar në këmbim të ndihmimit të Bin Salmanit që të marrë fronin para vdekjes së babait të tij: “Vendosja e gjithë banorëve të Gazës në veri të Sinait si një atdhe alternativ, dhe Arabia Saudite së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe do të përballojnë fondet e nevojshme; distancimi nga Hamasi dhe kushdo që e mbështet atë; dhe marrja e ishullt Sanafir nga Egjipti”.

Bin Farhan tha se kushti i fundit do e bënte Gjirin e Akabës pjesë të ujërave ndërkombëtarë në vend të ujërave territorialë egjiptiane, gjë që do të lehtësonte transportin izraelit në dhe nga porti i Eilatit. Kjo gjithashtu do të ndihmonte Izraelin për të kryer një projekt të planifikuar për të vepruar paralelisht me Kanalin e Suezit.

Princi tha se kjo çështje e ka ndarë familjen në pushtet edhe para vdekjes së mbretit Abdullah Bin Abdulaziz në vitin 2015, pasi një valë dekretesh mbretërore rrëzuan disa zyrtarë nga familja mbretërore dhe më gjerë. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne