Princi Selman kërcënon Presidentin Abbas me largim nga posti

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohamed Bin Salman kërcënoi presidentin palestinez Mahmud Abbas se ai do të largohet nëse nuk bashkëpunon me mbretërinë dhe i kërkoi atij që të mbështesë planin amerikan të paqes, njoftoi të shtunën the Middle East Eye (MEE) duke cituar zyrtarët palestinezë.

Sipas njoftimit, gjatë vizitës zyrtare të presidentit palestinez në Rijad të mërkurën, Princi i Kurorës i kërkoi Abbasit që të pranonte planin e paqes të sponsorizuar nga SHBA.

“SHBA është i vetmi vend me ndikim të vërtetë mbi Izraelin, është i vetmi vend që mund të ushtrojë presion mbi Izraelin në çdo proces paqeje dhe askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë, as BE, as Rusia dhe as Kina”, i tha Selman Abbasit, raportuan zyrtarët palestinezë për MEE.

Sipas njërit prej zyrtarëve, Selmani e paralajmëroi Abbasin se nëse ai nuk i nxiste palestinezët që jetojnë në Liban për të mbështetur kampin pro Saudit, pozicioni e tij do t’i jepet politikanit palestinez Mohammed Dahlan.

“Presidenti i tha princit të kurorës, “nëse SHBA është e gatshme të deklarojë se procesi paqësor bazohet në zgjidhjen me dy shtete në kufijtë e vitit 1967, duke përfshirë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të Palestinës, jemi gati të angazhohemi menjëherë, por nëse duan të na tërheqin në versionin izraelit të paqes, ne nuk mundemi,” tha zyrtari.

Abbas zhvilloi edhe një takim tjetër në kryeqytetin saudit me Mbretin Salman, ku morën pjesë gjithashtu një numër i madh i princave dhe zyrtarëve palestinezë, pa praninë e princit Selman.

Vizita e Abbas në Rijad vjen një javë pasi krerët e shteteve nga vendet muslimane u takuan në Turqi nën drejtimin e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të hedhur poshtë dhe denoncuar vendimin e Trampit për njohjen Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit

Arabia Saudite dhe disa nga aleatët e saj, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe nuk u panë tek ky samit. Sipas raportimeve thuhet se mbretëria po ushtron presion ndaj Abbasit që të heqë dorë nga pretendimet palestineze mbi Jeruzalemin lindor në këmbim të ndihmës amerikane për Arabine Saudite kundër rivalit të saj Iranit.

Palestina dhe Turqia ndërkohë e derguan çështjen në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe kërkuan votim për të denoncuar vendimin e Trampit. Rezoluta u mbështet me shumicë dërrmuese nga anëtarët e OKB-së pavarësisht paralajmërimit të SHBA-së se do të ndërpriste ndihmat ndaj shteteve që do votonin pro./ Dailysabah/ Gazeta impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne