Princi trashëgimtar saudit blen banesën më të shtrenjtë në botë

Mohammed bin Selman, njeriu i ri i fortë i Arabisë Saudite që kërkon të jetë imazhi i antikorrupsionit, është blerësi i mistershëm i kështjellës luksoze “Château Louis XIV”, pranë Parisit, banesa private më e shtrenjtë në botë e shitur për 275 milionë euro, shkruan “New York Times”.

Prona luksoze u shit në shtator 2015 nga shoqëria franceze e specializuar në sektorin e pasurive të patundshme të luksit “Daniel Féau”, anëtare e rrjetit “Christie’s”.
Në atë kohë asnjë informacion nuk kishte dalë për pronarin e ri, përveç se ishte nga Lindja e Mesme.

Kjo pronë, e ndërtuar në vitin 2011 në perëndim të Parisit, u quajt “Château Louis XIV” duke iu referuar të famshmit “mbreti Diell” që mbretëroi në Francë në shkeullin XVII dhe XVIII.

“Me një sipërfae të banueshme prej 5 000 metrash katrorë, ajo premton festat e Versajës nën revolucionin high-tech”, thuhet në faqen internet të promovuesit të saj, “Cogemad”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne