Bota Sport

Princi vrasës arab afër blerjes së Djajëve të Kuq, raporton edhe revista e njohur

Djajtë e Kuq, siç njihen ndryshe Manchester United, mund të ndërrojnë shpejt pronarët e tyre. Nga familja amerikane Glazers, klubi pritet të shitet te Princi i Kurorrës saudite, Mohammed bin Salman për një shumë marramendëse prej më shumë se 4 miliardë Funtesh.

Kjo marrëveshje pritet të vihet në zbatim nga fillimi i sezonit 2019/20, me mundësinë e Princit për të bërë investime të jashtëzakonshme në klub që në verë.

Edhe klubi tjetër nga Manchesteri, City, ka pronarë nga arabia. Emri i tij është Sheikh Mansour, dhe ai ka arritur të ndryshojë drastikisht klubin me investimet e mëdha në klub. Por, a do t’ia shohë hairin edhe Manchester Unitedi?

Turki Al-Shabanah, së fundi pranoi se është zhvilluar një takim mes zyrtarëve të United-it dhe fondit të investimeve publike Saudite. Sidoqoftë, ai ka mohuar se Mohammed bin Salman dëshiron ta blejë Manchesterin. Mohammed bin Salman është princi i kurorës së Arabisë Saudite dhe trashëgimtari i Mbretit aktual, Salman bin Abdulaziz Al Saud.

Ai konsiderohet të jetë përgjegjësi kryesor për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggit në tetorin e vitit të kaluar.

OPINIONE