Prindër shqiptarë mos u shqetësoni se djemtë i keni gjallë në burgjet holandeze

GJERGJI THANASI

Kompani të ndryshme holandeze transporti e spedicioni, jo vetëm po bashkëpunojnë me policinë, por po marrin masa privatisht për të përballuar problematikën e klandestinëve shqiptarë. Në Portin e Moerdijk-ut klandestinët shqiptarë, që hynë në karroceritë e kamionve, që shkojnë për në Angli, janë shndërruar në një shqetësim të madh për shoferët dhe kompanitë e kamionëve. Sa herë, që kapen klandestinë shqiptarë në këto kamionë në Angli, kamioni bllokohet në doganë me ditë të tëra duke i sjellë humbje të konsiderueshme firmës së transportit. Cdo kapje klandestinësh shoqërohet edhe me një gjobë prej 2 000 stërlinash për cdo klandestin të kapur. Gjoba paguhet nga kompania pronare e kamionit. Pa u paguar kjo gjobë autoritetet angleze nuk e lejojnë kamionin të largohet nga zona doganore.

Kompania e transportit DFDS në Vlaardingen për t’i bërë ballë këtij fluksi klandestinësh ka investuar në instalimin e kamerave të mbikqyrjes si edhe të punësimit të një personeli të posacëm të pajisur me qen për të zbuluar klandestinët. Vetëm kjo kompani sipas drejtorit Ralf Bosveld në vitin 206 kapi 56 klandestinë. Në vitin 2017 u kapën 205 klandestinë, ndërsa deri në fund të gushtit 208 u kapën 345 syresh. Shumica e klandestinëve të kapur janë shqiptarë. Kur kapet tek tuk ndonjë afgan, nuk gjendet në karrocerinë e kamionit, sepse afganët fshihen në shasinë e kamionit dhe sapo kamioni zbarkon nga trageti në tokën angleze largohen me vrap.

E bëmë këtë hyrje të gjatë jo thjesht për të ngritur shqetësimin për faktin, që shqiptarët edhe pas 5 viteve “Rilindje” të sukseshme ia mbathin nga sytë këmbët nga Shqipëria, por edhe për të qetësuar familjarët e disa prej klandestinëve shqiptarë, të cilët kanë shkëputur kontaktet me të afërmit e tyre në Shqipëri.

Në foton ilustruese të shkrimit tonë janë 2 shqiptarë, të cilët janë arrestuar nga policia holandeze pas një ndjekje të shkurtër. Familjarët e tyre të mos bëhën merak se i kanë djemtë shëndoshë e mirë, por në dhonmat e paraburgimit të policisë holandeze.

Në videon shoqëruese të shkrimit  janë dy shqiptarë, që komunikojnë anglisht me gazetarët holandezë. Sic na informojnë kolegët holandezë, fill pas kësaj interviste të shkurtër, këta dy shqiptarë u ndaluan nga xhandarmëria holandeze  e quajtur “Marechaussee” me akuzën e tentativës për të shkuar në Angli si klandestinë. Të afërmit e tyre në Shqipëri të mos bëhen merak se djemtë i kanë shëndoshë e mirë, por duhet të zgjidhin “problemin” në fjalë me organet ligjzbatuese holandeze. Videoja tregon edhe sesi klandestinët e mjerë shqiptarë jetojnë në qiell të hapur, në zabel apo në ara të mbjella me misër, në pritje për tu futur fshehurazi në karroceritë e kamionve, që nga Holanda shkojnë në Angli.

Videon mund ta shihni këtu: https://nos.nl/nieuwsuur/artikel/2250871-albanese-inklimmers-kosten-nederlandse-vervoerders-tonnen.html

Disa herë jemi marrë me problemin gjithnjë e më alarmant të klandestinëve dhe azilkërkuesve shqiptarë në Holandë. Jemi marrë me këtë problematikë, jo për hobi, por se e ndjejmë, që në qershor 2019, kjo problematikë mund të cojë në një veto holandeze për hapjen e bisedimeve BE-Shqipëri. Administrata shqiptare duke filluar nga “geisha”, që ministri Bushati ka vënë si ambasadore në Holandë e deri të kryeministri i dhënies me koncesion të Atdheut, SH.T. Edvin Rama, nuk e ka fare në konsideratë këtë problematikë. Holanda në qershor 2019 nuk do flaës me gjuhën e Byrgmajsterit Aboutaleb të Rotterdamit, por me një veto anti Shqipëri! Më pas të na rrojë Rilindja për verë sesa për dimër ……/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne