Prioriteti i Turqisë në Libi është vendosja e një armëpushimi

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin ka thënë se prioritet i Turqisë është vendosja e një armëpushimi në Libi.

Zëdhënësi Kalin bëri deklarata të rëndësishme gjatë kohës deri sa vazhdonte mbledhja e kabinetit qeveritar dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Kalin tha se gjenerali puçist Halife Haftar, i cili bën shkelje të marrëveshjes së arritur me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar në prill, vazhdon me sulme në mënyrë të pamatur.

“Nëse kjo nuk ndalet, sigurisht që procesi politik nuk do të jetë i mundur në Libi dhe do të derdhet më shumë gjak”, paralajmëroi Kalin, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Prioriteti ynë është ndalja e luftimeve dhe vendosja e një armëpushimi sa më parë dhe që të gjitha palët të kthehen në pozicionet e tyre të vjetra”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne